Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në Platformën Kombëtare të Punësimit, ku janë shpallur 5 mijë vende të lira pune.
Kreu i qeverisë thotë se janë plot 5 mijë vende pune, ndërsa ka treguar edhe hapat që do duhet të ndjekin të gjithë ata që janë në kërkim të një vendi pune.
Gjithashtu Rama u ka bërë thirrje edhe të gjithë atyre që janë punëdhënës, për t’u futur në këtë platformë dhe për të regjistruar vendet e lira të punës që ata ofrojnë.