Sherr mes dy vajzave në Tiranë për një djalë/ Zbardhen DETAJE të reja

Një ditë më parë është regjistruar një sherr mes vajzave që ka degraduar në përdorimin e thikës. Ka qenë 26-vjeçarja Kasandra Cani që ka plagosur me thikë një 22-vjeçare e identifikuar Esma Verlaku.

Burimet mësojnë se Kasandra Cani dhe Xhemile Verlapo kanë qenë shoqe me njëra- tjetrën prej kohësh. Esmaja, motra e të dëmtuarës Xhemilës është futur për të ndare sherrin nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Sipas informacioneve shkak i konfliktit mes dy vajzave paraditen e se hënës dyshohet se janë bërë marrëdhëniet me disa djem të cilët frekuentonin të dyja vajzat.

Pas një sherri virtual Xhemilja ka shkuar në banesën e Kasandrës për tu sqaruar por konflikti ka agravuar deri kur Kasandra ka marre një thike të cilët e mbante në shtëpi dhe ka qëlluar Xhemilen.

Motra e ka ndihmuar për transportimin ne spital teksa Kasandra është shoqëruar ne komisarit aty ku dhe u arrestua. Te dyja vajzat e përfshira në konflikt kanë qenë nën efektin e alkoolit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn