Është shtyrë sot seanca për Alqi Bllakon, në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
Mësohet se shkak për këtë u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Ndërkaq seanca e radhës u caktua më datë 13 shkurt ora 14:30.
Bllako akuzohet nga SPAK për kohën kur mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit se u përfshi në dy shkelje korruptive, që hidhen poshtë nga ish deputeti në burg prej dy vitesh.
Në 37 fashikuj hetimor për inceneratorin e Tiranës, ku Bllako po gjykohet veçmas 12 të akuzuarve të tjerë, SPAK e akuzon për përftimin e 119 mijë eurove që dyshohen se u paguan për blerjen e mamonerive nga i ati.
Dhe në të dytën është një shumë prej 7, 5 milionë lekë te paguara për Vladimir Bezhanin që sakaq shërbente si këshilltar i ministrit të mjedisit. Bllako i ka mohuar akuzat dhe sikurse edhe për dy inceneratorët e tjerë të Fierit dhe Elbasanit ka përsëritur pafajësi.