MEKSIKË/ Vriten 4 efektivë policie në një sulm të armatosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku latër efektivë policie u vranë të martën gjatë një sulmi nga persona të armatosur, në një qytet në shtetin jugor meksikan të Oaxaca.

Sipas medieve të huaja, mes viktimave ishte Victor Morales, shefi i policisë bashkiake në Tuxtepec, siç njoftoi ministria e Sigurisë në Oaxaca. Sulmi u krye në mëngjes kur policët me uniformë që hipnin në një makinë civile u vunë nën zjarr.

Një tjetër polic dhe dy civilë u plagosën. Një ekip special u dërgua në Tuxtepec për të kryer një hetim në lidhje me autorët e  krimit të rëndë. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn