“Shkëndijë elektrike”, zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik në Tiranë

Bodrumi i Spitalit Psikiatrik në Tiranë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë sot, policia njofton se nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

“Më datë 05.02.2025, rreth orës 21:50, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në bodrumin e Spitalit Psikiatrik. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn