Gjendet brenda makinës i vrarë me një plumb në trup një 25-vjeçar në Lezhë

Një i ri, rreth 25 vjeç, është gjetur i vdekur brenda një makine pasditen e sotme në Balldre të Lezhës. 

Burime nga policia bëjnë me dije se për momentin nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me vrasje, apo akt vetëflijimi.

Viktima, i identifikuar si Romario Brunga, mësohet se është gjetur në rrugën e vjetër të fshatit, ndërsa paraprakisht raportohet se ka një plumb në trup. Vlen të theksohet se nuk janë konstatuar shenja plumbash në pjesën e jashtme të automjetit.

Policia dhe grupi hetimor kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe po punojne per zbardhjen e rrethanave.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn