Kemi hetuar 33 ish zyrtarë! Altin Dumani në KLP: Për 10 funksionarë të lartë janë marrë vendime të formës së prerë

Kreu i SPAK Altin Dumani po raporton këtë të hënë punën e vitit 2024 në KLP.

Gjatë raportimit, Dumani tha se SPAK ha hetuar gjatë viti 2024 një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, teksa theksoi se janë vënë në hetim 33 ish zyrtarë, nga të cilët 19 janë dërguar për gjykim.

Dumani shtoi se për 10 funksionarë të lartë janë dhënë vendime të formës së prerë.

Dumani: Janë hetuar një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë 2024, janë nën hetim 33 ish zyrtarë të lartë, dy prej tyre në dy procedime të ndryshme, Nga këto, 19 janë dërguar për gjykim në gjykatë duke përfaqësuar 52.9% të rasteve. Në vitin 2024, janë 10 funkionarë të lartë publikë për të cilët ka pasur vendime të formës së prerë. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve në hetim. Hetimet e vitit 2024, tregon se korrupsionit i zyrtarëve të lartë zhvillohet me skema të sofistikuara dhe faktorë si ndikimi institucional, përfshirja e rrjeteve kriminale dhe pastrimi i parave. Ritje ka shënuar edhe numri i procedimeve për veprën penale për pastrim parash, rritje me 34%, krahasuar me vitin paraardhës, rritje në masën 34% ndërkohë që krahasuar me 2021 këto procedime janë trefishuar. Gjatë 2024, konstatohen 132 hetime të filluara me kallëzime nga individë dhe institucuione. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së publikut te insticioni i Prokurorisë së Posaçme.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn