VLORË/ Ngjarje e rëndë, gruaja përfundon në spital pasi u rrah brutalisht nga i biri 18 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një 18-vjeçar ka dhunuar brutalisht nënën e tij.

Mësohet se policia ka arrestuar Samuel Hamzallarin, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Ndërsa nëna e tij është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. H., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila është e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn