Georgina Rodriguez ka ngritur dyshimet për një fejesë me Cristiano Ronaldon, pas një postimi të fundit në Instagram ku shfaq një unazë të madhe me gur të çmuar. Fotoja, e shoqëruar me mbishkrimin në arabisht “Largoje të keqen prej nesh. Amen”, ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime mes ndjekësve të saj.
Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse çifti nuk është zyrtarisht i martuar, Ronaldo shpesh i referohet Georginës si “gruaja ime”, gjë që ka ushqyer më tej zërat për një martesë të mundshme.
Në reality show-n e saj “I Am Georgina”, ajo ka rrëfyer se miqtë e saj shpesh e ngacmojnë për mungesën e një ceremonie zyrtare, duke i bërë pyetjen e zakonshme: “Kur është dasma?”
Derisa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ende lajmin, ndjekësit janë të bindur se unaza që shfaqet në foto mund të jetë ajo që të gjithë po prisnin: unaza e fejesës nga Cristiano Ronaldo.