Sërish pa qeveri. Parlamenti i Kosovës dështon për të dytën herë për konstituimin e Kuvendit

Dështon për të dytën herë seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës dhe shkak është bërë mungesa e konsensusit në konsultimet e thirra paraprakisht nga kryesuesi i seancës Avni Dehari, me përfaqësuesit e partive poilitike.

Ndërkaq, është njoftuar se seanca e radhës për konstituimin e legjislaturës së re të mbahet të shtunën e 19 prillit në orën 12:00. “Pati përfaqësues që i braktisën takimin. Nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve në orën 12:00, 19 prill. Me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, deklaroi Dehari.

Ky i fundit ka kërkuar në nisje të seancës konstituive të Kuvendi, konsultim me përfaqësues të partive politike. – “Kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike në një sallë që duhet të ma siguroj sekretari, që të konsultohemi se si të vazhdojmë tutje. Ju ftoj përfaqësuesit e partive politike që të konsultohemi, që të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, ligjore ose kushtetuese”, tha Dehari.

Seanca e parë për konstituimin e Kuvendit u mbajt dy ditë më parë (15 prill) ku dështoi miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve, pasi 52 deputetë votuan pro raportit, 46 ishin kundër, ndërsa 11 abstenuan. 

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn