ATENTAT MAFIOZ NË TIRANË, 4 të plagosur, dy të mitur / Zbardhet DËSHMIA e tyre: Nuk kemi pasur asnjë konflikt…

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen e katër personave mbrëmjen e djeshme në zonën e Lundrës, në periferi të Tiranës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të një automjeti tip “G-Class”, në të cilin ndodheshin katër persona.

Të plagosurit janë shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, si dhe dy të mitur, D. D., 11 vjeç dhe M. D., 17 vjeç. Të katërt ndodhen të shtruar në spital, ku dy të miturit raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas atentatit, hetuesit kanë marrë dëshmitë e para nga personat e plagosur. Ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt të njohur dhe se nuk kanë qenë të përfshirë në ndonjë përplasje apo sherr më herët. Asnjëri prej tyre, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit, nuk rezulton të ketë precedentë penalë.

Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një ngatërrese të mundshme në shënjestër, pasi nuk ka ende një motiv të qartë për atentatin. Deri më tani, autorët mbeten të paidentifikuar dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli në disa zona të Tiranës dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn