Braktis 4 fëmijët e mitur, zhduket pa lënë gjurmë 31 vjeçarja. Policia në kërkim të saj…

Një 31-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur, duke u larguar pa lënë gjurmë. 

Raportohet se nëna me iniciale A. F., banuese në Korçë, është larguar nga banesa prej 3 ditësh. E reja është shpallur në kërkim për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn