SKANDALI/ Kaluan kamionin me ushqime me dokumente të FLASIFIKUARA në doganën e Kapshticës. Ja cilët janë doganierët…

Gjashtë zyrtarë në Doganën e Kapshticës janë proceduar penalisht pasi shpërdoruan detyrën duke falsifikuar dokumentet e regjistrimit të një ngarkese me mallra ushqimore.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasit 49 vjeç, banues në Korçë; 45 vjeç, banues në Tiranë dhe 39-vjeçarja, banuese në Korçë, me detyrë doganierë në Doganën e Kapshticës, dyshohen se më datë 15.04.2025, nuk kanë kryer praktikat doganore për kalimin e një kamioni që transportonte mallra ushqimore, duke e regjistruar këtë ngarkesë me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale “Shpërdorimi i detyrës”, ka nisur edhe ndaj tre shtetasve të tjerë, 38-vjeçarit me detyrë Drejtor i Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ndaj 58-vjeçarit dhe 26-vjeçarit me detyrë specialistë për Hetimin Doganor në të njëjtën drejtori.

“Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi, më datë 15.04.2025, rreth orës 22:00, janë njoftuar për rastin e falsifikimit të dokumenteve, të konstatuar në afërsi të PPK Kapshticë nga shërbimet e Antikontrabandës. Pavarësisht marrjes së këtij njoftimi, këta shtetas nuk kanë informuar Prokurorin e gatshëm apo strukturat për hetimin e krimeve pranë DVP Korçë deri në orën 15:00 të datës 16.04.2025 (pas më shumë se 15 orësh), duke sjellë pasoja të rënda për hetimin e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn