CEREMONIA/ Besimtarët katolikë kremtojnë “Udhën e Kryqit”

Në vigjilje të Pashkës, besimtarët katolikë kremtojnë “Udhën e Kryqit”

Besimtarët u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” për të bërë ecjen dhe qëndresat. Ishin 14 ndalesa që ata bënë, duke nisur nga momenti i dënimit fatal me vdekje, ecja me kryqin në shpinë, etj.

“Pra përshkruhet i gjithë ai rrugëtim që është bërë në të premten e madhe që vjen në vigjilje të Pashkës”, raportoi gazetarja Ermelinda Hoxhaj.

Besimtarët ishin dhe me qirinj në duar duke ndjekur të gjitha ritet. Imzot Arjan Dodaj drejtoi këtë rit duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë.

“Të lutemi për atë realitet të rinisë të varur nga varësia e drogës, e kriminalitetit, e humbjes busullës, motiv i një shoqërie e ndikuar nga materializmi, nga individualizmi, nga idhujtaria narciste e vetvetes e kështu ka humbur aftësinë të shijojë jetën edhe në gjërat që janë sprovë. Të shijojë jetën sepse jeta gjithmonë ia vlen të jetohet edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, edhe kur jemi të sëmurë, edhe kur nuk jemi sipas prospektivë fasadë të kësaj bote që kënaqet me ca like, por nuk di të ngushëllojë realisht, zemrën, mendjen, jetën e njeriut”, tha Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Dioqezës Tiranë-Durrës.

“Udha e Kryqit” është një ditë e rëndësishme për të gjithë besimtarët e krishterë dhe kremtohet gjithmonë 2 ditë para festës së Pashkës, që shënon edhe ngjalljen e Jezu Krishtit

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn