Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen “3 Heronjtë” të Shkodrës, ku një automjet me drejtuesen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren L. N., 65 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Policia ka nisur veprimet procedurale ndaj drejtueses së automjetit dhe grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
“Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.