Kryeministri Rama i bëri një batutë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar të kërkojë falje për mos-urimin ndaj Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, dy vende që tashmë kishin nënshkruar marrëveshjen e paqes. Kjo shaka lidhej me ngatërresat e mëparshme diplomatike të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar një moment të lehtë ironie mes liderëve.
“Liderët evropianë tallRin Trump-in për ngatërrimin mes Shqipërisë dhe Armenisë. Kryeministri shqiptar shihet duke ngacmuar Emmanuel Macron dhe presidentin e Azerbajxhanit në samit”-shkruan media britanike.
“Presidenti amerikan i ka ngatërruar disa herë emrat e shteteve gjatë diskutimeve për përpjekjet e tij për të zgjidhur tensionet e thella mes Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe kjo është kthyer në një burim humori mes liderëve botërorë.
Edi Rama, kryeministri shqiptar, u filmua duke ngacmuar Macron-in dhe Ilham Aliyev-in, presidentin e Azerbajxhanit, për këtë ngatërrim gjatë një takimi të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë të enjten.
Me dorën mbi supin e Macron-it, Rama bëri shaka: “Duhet të na kërkosh falje… sepse nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.”
Aliyev qeshi, ndërsa Macron buzëqeshi dhe tha: “Më vjen keq për këtë.”
Në fakt, presidenti amerikan ndërmjetësoi një marrëveshje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Shtëpinë e Bardhë në gusht, ku të dy liderët u zotuan të respektojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit dhe të përmbyllin një konflikt që zgjati gati katër dekada. Megjithatë, që atëherë, Trump vazhdon t’i ngatërrojë të dy vendet, të cilat fillojnë me shkronjën “A””-thuhet më tej në artikull.