Tjetër sulm kibernetik ndaj institucioneve, Demo: Sulmi ndaj Postës Shqiptare; të dhënat nuk janë të inkriptuara, shërbimi vijon

Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Ervin Demo, deklaroi pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë se po punohet intensivisht për të analizuar sulmin kibernetik të ndodhur dje ndaj Postës Shqiptare, i atribuaar grupit Homeland Justice.

“Aktualisht po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe institucione të tjera përkatëse. Shërbimet e postës po vijojnë normalisht, dhe nuk ka të dhëna që janë të inkriptuara, por duhet të presim përfundimin e analizave,” tha Demo.

Ai shtoi se AKSHI ka kapacitetet e nevojshme për të garantuar integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn