Tiranë/ Ngacmoi seksualisht dy vajza në autobus, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase gjatë udhëtimit me autobus të linjës urbane.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë arrestimin e shtetasit me iniciale S. K., 44 vjeç, pas kallëzimit të bërë. Sipas policisë, njëra prej të dëmtuarave është e mitur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn