Dosja “Beleri” dhe pronat në Himarë – Goro paraqitet sërish në SPAK

Dosja “Beleri” dhe pronat në Himarë – Goro paraqitet sërish në SPAK

 Ndërsa vazhdon të mbajë ende postin e kryetarit të Basshkisë së Himarës, kur Fredi beleri vijon përballjen me drejtësinë, Jorgo Goro paraqitet për herë katërt në SPAK.

 Goro është paraqitur në SPAK pas padisë së Fredi Belerit për tjetërsim tokash në Himarë,

Në kallëzimin penal të kryer nga Fredi Beleri, ai akuzon kryetarin Jorgo Goro, se ka trajtësuar një pronë në favor të të tretëve, pronë e cila pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga shtetasi Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn