Tashmë nuk ëhstë vetëm një problem moral por është një vepër penale. E kemi fjalën për të gjithë ata që tradhtojnë ose e mendojnë tradhtinë. Ndryshimet në KOdin Penal janë të ashpra tashmë për të gjithë ata që thyejnë kurorën. Sipas Kodit Penal, një gjë e tillë do të jetë një vepër penale, e cila do të ndëshkohet deri në 3 vite burg.
Në projektligjin e hedhur për diskutim thuhet se, “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”.Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.















