Rama jep lajmin e mirë për të gjithë emigrantët në Itali/ Nënshkruhet Marrëveshja
Përmes një postimi në rrjetet sociale , Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë.
Kryeminsinstri shprehet se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian në Shqipëri.
Postimi:
MIRËMËNGJES
dhe me lajmin e mirë që sot firmoset dokumenti përfundimtar i marrëveshjes së shumëpritur për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore në Romë, ku mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali dhe mijëra shtetas italian mijë shtetas italianë në Shqipëri janë përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje, ju uroj një ditë të mbarë
Nënshkruhet Marrëveshja
Në sajë të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët do të përfitojnë ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.
Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:
Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);
Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;
Sigurimin e papunësisë.















