Gazment Bardhi: Ka kryer veprën penale për shpërdorim detyre
Një ditë pas përplasjes më Gardën e Republikës tek Kuvendi I Shqipërisë , për të hyrë në sallën e seancës plenare, kryetari grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat. Kreu I grupit të demokratëve paralajmëroi kallëzim penal për Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla,
Na bllokuan të hyjmë në kuvend, ka kryer Vepër penale dhe shpërdorim detyre-tha ai
Ai e quajti aktin një vepër penale duke shtuar se mbi atë që ndodhi dje do të depozitohet në gjykatë kallëzim për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
“Vepër penale, shpërdorim detyre. Edhe deputetët e përjashtuar kanë të drejtën e protestës. Përveç 19 deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të merrnin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh. Duke marrë kështu autorësinë e asaj vepre penale. Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit”, tha Gazment Bardhi.















