Janë trazuar jo pak ujrat në shtëpinë më të madhe në Shqipëri. Me hyrjen në BBV3 të Endrik Bebës, i cili gjatë prezantimit të tij tha se ka patur një lidhje me një vajzë brenda shtëpisë së BBV3, (duke nënkuptuar sarën e cila pati reagim të menjëhershëm) kanë filluar diskutimet mes banorëve për këtë deklaratë dhe për mënyrën se si do të shihet kjo në raportin e krijuar rishtas mes Sarës dhe Bardhit.
Ka qenë Meritoni ai i cili e ka marrë veçmas Endrikun për ta pyetur në lidhje me këtë gjë.
Meriton: Dëgjova mënyrën si u prezantove. Më bëri pak përshtypje kur the në fund që kam pasur një histori. Do ta diskutojmë një ditë për qejf.
Endrik: Për historinë?
Meriton: Po. Pjesa e fundit mu duk pak provokative.
Endrik: S’kam asnjë gjë provokative. Unë të gjithë që janë këtu do t’i respektoj siç i njoh këtu brenda, Të gjithë i kam miq unë i vlerësoj që të gjithë si njerëz. Nuk më intereson as të ndërhyj.
Meriton: Cila është arsyeja që e the atë?
Endrik: Është një gjë që dihet. nuk mund të jap informacione nga jashtë.
Meriton: Nuk munde të mos e thuash fare?
Endrik: Jo. Kur të dalësh do ta kuptosh.















