“ Ahmetaj për inceneratorin e Tiranës”, Basha: Rama të japë dorëheqjen, u akuza drejtpërdrejt.

Pasi ju rrëzuan amendamentet për sigurinë dhe mbështetjen financiare të ushtrisë së Kosovës,  Kryetari i PD Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat.

Kreu i demokratëve  komentoi  deklaratat nga arratia të Arben  Ahmetaj për inceneratorët, për të cilat tha se ishin akuza të drejtpërdrejta ndaj Ramës, që përbën një arsye të fortë për të dhënë dorëheqjen .

“Nuk ka ndodhur në asnjë vend që të dalë ish zëvendëskryeministri e të tregojë me gisht kryeministrin si pronar të aferës më të madhe që është hetuar ndonjëherë, inceneratorët dhe të mos ndodhë asgjë. Minimumi në një shoqëri normale, do ishte largimi nga detyra dhe inkurajimi i një hetimi të plotë që do përfshinte personin e treguar me gisht nga 2-shi i tij dhe jo nga opozita- tha Basha.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn