Gjatë një bashkëbisedimi me komunitetin shqiptar në Luksemburg një ndër temat e diskutuara ishte dhe vota e emigrantëve për të cilën qeveria duhet ta realizojë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Për këtë cështje Rama tha: Sa i takon votës së emigrantëve nuk është çështje dëshire apo vullneti se ne duam por është çështje e bazës së të dhënave. Nuk kemi Akoma sot një regjistër të popullsisë në emigracion, edhe pse kemi bërë disa tentative. Nuk kemi arritur sepse siç jemi ne shqiptarët kur vjen puna edhe për të bërë pasaportën apo kartën e identitetit shkojmë e bëjmë atë ditë që na duhet. Çështja e databazës na pengon shumë për të bërë votën e emigtanëve.















