Përplasja  Kurti-Vucic për dinarin në KS, Rama:E pakuptimtë, Reagon Basha

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si ‘të pakuptimtë’ seancën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u përplasën ashpër lidhur me vendimin e Prishtinës zyrtare për heqjen nga qarkullimi të monedhës serbe ‘dinar’.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale shefi I qeverisë shqiptare  KS i  OKB-së nuk është vendi ku mund të diskutohen gjëra lidhur me Kosovën dhe bëri thirrje që dy vendet të përqendrohen plotësisht në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

“Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm”- shkruan Rama.

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ka raguar kryetari I PD Lulzim Basha I cili tha se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga Rama të cilin e cilësoi si ‘autokrat’.

“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.

Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë.-tha Basha

Në 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore që parashikon kryerjen e pagesave vetëm me valutën e huaj në euro duke e përjashtuar dinarin serb. Kjo politikë ekonomike ka shkaktuar reagime të ashpra nga Serbia, teksa Vuçiç e konsideroi këtë si një presion dhe përpjekje për spastrimin etnik të popullit serb.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn