Maxhoranca me sa duket ka gjetur një mekanizëm tjetër për mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore, ashtu sic po vepron edhe me komisionet e përherëshme parlamentare; duke i zhvilluar mbledhjet online për shkak të bllokimit që po I bëjnë deputetët e opozitës Bardhi -Berisha të punimeve në kuvend.
Mbledhjes online ju bashkua edhe Enkelejd Alibeaj, bashkëkryetari i propozuar nga Basha për reformën zgjedhore.
Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri tha se secili përfaqësues i organizatave do të ketë në dispozicion 15 minuta për të parashtruar të gjitha rekomandimet mbi Reformën Zgjedhore.
Nga ana tjetër, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj tha se mbledhja online ishte e vetmja mënyrë që përfaqësuesit e organizatave civile të mund të parashtrojnë rekomandimet e tyre për shkak se kaosi i deputetëve të Rithemelimit ka pamundësuar mbledhjet fizike.
“Iu kërkoj ndjesë për moszhvillimin e kësaj mbledhje disa ditë më parë, për arsye që tashmë dihen. Besoj kam mirëkuptimin tuaj dhe kjo është një mënyrë që do u japë mundësi të shprehni pikëpamjet tuaja mbi atë se çfarë duhet të diskutojë komisioni i Reformës Zgjedhore. E mira do të ishte që përveç përshkrimit të asaj se çfarë mendoni, të depozitoni në formë të shkruar materialet që do të prodhoni gjatë kësaj periudhe”- -tha Alibeaj.
Dy baskëdrejtuesit e komisionit Gjiknuri Alibeaj patën debate online për kohën që morën palët për të folur. Alibeaj tha Fole më shumë se ç’duhet, e pahijshme të sulmojmë përfaqësuesit e shoqatave
















