Gazment Bardhi rikthehet në selinë qendrore të PD, tek ish SHQUP-I. Pas më shumë se sa një vit kur rithemelimi mori selinë e Partisë Demokratike, referuar vendimit të gjykatës së shkallës së parë, Gazment Bardhi rikthehet në seli për të bledhur grupin parlamentar democrat bashkë me deputetët që mbështesin Sali Berishën.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet; “Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”.
Të hënën Gazmend Bardhi iu bashkua për herë të parë protestës poshtë shtëpisë së Berishës, dhe la të kuptuar se nuk do të jetë hera e fundit.

Demokratët betejë të gjatë deri në përplasje fizike për godinën.
Me sa duket beteja për godinën e partisë është tejkaluar, pasi Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Basha ka marrë të tjera ambjente për PD, ndërsa Gazment Bardhi rikthehet aty pasi u largua rreth një vit më parë, kur godina u mor nga rithemelimi pas vendimit të Apelit për vulën e PD, kohë në të cilën Sali Berisha u rikthye në seli.
Beteja e parë për selinë e PD mes demokratëve ishte ajo e 8 janarit 2022 kur u shënua përplasje të forta, kohë në të cilën Bardhi – Basha ishin në ambjentet e brendshme (për të mbrojtur Partinë ) dhe protestuesit nga jashtë të drejtuar nga Sali Berisha tentuan të marrin godinën. Situata avancoi deri në momentin që nga Gazment Bardhi u kërkua ndërhyrja e policisë për situatën kaotike të krijuar në selinë e PD.
















