Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një intervistë për rrjetin “ABC Neës” se ushtria izraelitë do të futet në qytetin Rafah, në kufi me Egjiptin dhe se po hartohet një “plan i detajuar” për t’i zhvendosur civilët. Më pas ai shtoi: “Fitorja është një hap larg, Rafah është çelësi”. Edhe shefi i inteligjencës së Hamasit u vra gjatë një bastisje

Joe Biden telefonatë me kryeministrin izraelit, zbardhet porosia e presidentit të SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në një telefonatë me kryeministrin Netanyahu i tha se Izraeli nuk duhet të nisë zbatimin e një operacioni ushtarak në Rafah pa një plan për të garantuar sigurinë e rreth 1 milion njerëzve të strehuar atje, tha Shtëpia e Bardhë.
Telefonata e Preidentit Biden me kryeministrin Netanyahu u zhvillua disa ditë pasi udhëheqësi amerikan u tha gazetarëve se ndërhyrja e Izraelit në Rripin e Gazës ishte “e tepruar”.
Ofensiva izraelite ka shkaktuar shkatërrime të mëdha, veçanërisht në Gazën veriore, ndërsa luftime të ashpra po zhvillohen ende në Gazën qendrore dhe qytetin jugor Khan Younis. Një operacion tokësor në Rafah mund të detyrojë gjithashtu mbylljen e pikëkalimit kufitar, duke ndërprerë një nga rrugët e vetme për dërgimin e ushqimit dhe furnizimeve mjekësore shumë të nevojshme.
Presidenti i SHBA Joe Biden i ka nënvizuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate se operacioni ushtarak në Rafah në rripin jugor të Gazës nuk duhet të bëhet “pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë e më shumë se një milion njerëzve që gjejnë strehim atje”. Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, duke informuar për përmbajtjen e bisedës telefonike mes Biden dhe Netanyahut.