Lufta/ Joe Biden kërkon armëpushim 6-javor në gaza ! Izraeli: Vijojmë sulmet

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka përsëritur thirrjen e tij urgjente për mbrojtjen e popullsisë civile, përderisa ushtria izraelite po përgatitet për një sulm në qytezën Rafah në Rripin e Gazës.

Një operacion ushtarak në Rafah “nuk duhet të nisë pa një plan të besueshëm, një plan të besueshëm për ofrimin e sigurisë dhe mbështetjes së mbi 1 milion personave që po strehohen atje”, tha Biden më 12 shkurt pasi u takua në Shtëpinë e Bardhë me mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Shumë persona në Gazë janë zhvendosur për shkak të luftimeve që nisën pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, duke çuar në kundërpërgjigje të fuqishme të Izraelit.

Udhëheqësit izraelitë kanë paralajmëruar se shënjestra e radhës do të jetë Rafahu. Biden tha se personat që janë strehuar në këtë qytezë “janë të ekspozuar dhe të cenueshëm”.

“Ata duhet të mbrohen”, tha udhëheqësi amerikan.

Qeveria amerikane e ka bërë të qartë që në fillim se është kundër çdo dëbimi me forcë të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn