Cështja “Beleri”,SPAK jep pretencën, kërkon 2 vite e 6 muaj burg për kandidatin fitues në zgjedhje të Bashkisë Himarë.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për Belerin, i cili akuzohet për blerje votash.

SPAK kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj për Fredi Belerin. Kërkohen 2 vite burg për Pandeli Kokaveshin dhe dënimi të pezullohet ne 4 vite shërbim prove

Seanca radhes ne 28 shkurt ora 14.30.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn