Bashkë me Nokën tur takimesh në bazë, Bardhi thirrje demokratëve: Duhet të jeni me ne përballë Ramës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, rithemelimi , Flamur Noka, kanë nisur në Shkodër një tur takimesh me demokratët në bazë.

Në fjalën për mediat, Bardhi u shpreh se turi synon për të thithur demokratët që ndodhen në rrugë të gabuar, ndërsa i bëri thirrje të bashkohen në betejën kundër Ramës.

“Shkodra u zgjodh për simbolikën që përfaqëson dhe dega e PD ka qenë pjesë e një sulmi të vazhdueshëm nga qeveria dhe grupet kriminale derisa deformuan edhe vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet lokale , nuk mund të kishte alternativë tjetër për të nisur jetë tur për bashkimin e demokratëve në bazë pas bashkimit të lidershipit.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn