Blinken publikon foton me Dumanin,dhe jep mesazhin:Reforma thelbësore për Shqipërinë

Pas largimit nga Shqipëria, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka postuar një foto nga takimi i zhvilluar me përfaqësuesit e drejtësisë, kreun e SPAK Altin Dumani dhe me prokurorë të SPAK, duke dhënë mesazhin se reforma në drejtësi është thelbësore për vendin tonë.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkroi sekretari Blinken në X.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn