Kundër protestës së 20 shkurtit, Roland Bejko: Nevojë e foltores për mitingje

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Roland Bejko, në një intervistë për emisionin  “Review” në Euronews Albania, u shpreh kundër protestës të thirrur nga Sali Berisha më 20 shkurt.

Bejko theksoi se protesta po bëhet me nevojën që ka foltorja e Berishës për mitingje.

Ai theksoi se pas masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën, opozita filloi të kishte rrjedhje duke nënvizuar se Berisha nuk mbajti premtimet e dhëna për dy vite me radhë.

“Protesta që do të zhvillohet me 20 shkurt është një protestë që bëhet duke u nisur nga rrethanat që është gjetur foltorja dhe aleanca e foltores.

Që me izolimin e Berishës, opozita filloi të kishte rrjedhje nga anëtarët e vet dhe të kishte një lloj çorentimi, mungesë besimi dhe thyerje në raport me militantët, mbështetësit dhe lidershipit të saj. Atyre u ishte premtuar për dy vite me radhë, përmes një revolucioni popullor do të përmbysnin regjimin e Ramës për 6 muaj.

Kaluan dy vjet dhe kjo nuk u bë dhe lideri jo vetëm që nuk u forcua, nuk bëri një PD më të madhe dhe më demokratike, por bëri një grupim klanor të vogël, ku atemonte këdo që ishte kundërshtari i tij”-tha ai.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn