Rama mbledhje online për Asamblenë Kombëtare për organizimin partiak të PS

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë sot anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së.Mësohet se  Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet online në orën 17:30 minuta.

Rama do të jetë në seli bashkë me drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do përqendrohet tek organizimi i brendshëm i PS për riorganizimin partiak në bazë.

Partia Socialiste është tashmë në një proces riorganizmi. Në Asamble është miratuar plani i veprimit ku në periudhën 15 shkurt-15 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme për drejtuesit e degëve.

Burime nga PS bëjnë me dije deri më 15 mars do të jenë zgjedhur drejtuesit e degëve, ndërsa më 12 qershor, do të mbahet Kongresi i PS. Kjo datë përkon edhe me 33 vjetorin  themelimit të PS.

Në asamblenë e PS u miratua plani i veprimit që nga periudha 15 shkurt deri në 15 mars ku do të zhvillohen zgjedhjet brenda PS për drejtuesit e degëve. Në këtë process pritet të  zgjidhen delegatët për kongresin, që do të mbahet më 12 qershor.  Kryeministri Rama tërhoqi vëmenndjen  në asamble duke u kërkuar të gjithë pjesëmarrësve që të dalin të terren për të siguruar një fitore sic e cilësoi ai, shembullore.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn