Para godinës së seancave plenare janë mbledhur dhjetra qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile të cilët po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura.
Me banderolë në duar me mbishkrimin “mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.
Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet.















