Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale, opozitës.
Ai e cilësoi të turpshme faktin që u miratua marrëveshja me emigrantët.
“Dua vetëm djathtas (E nisi fjalimin me një batutë). E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës. Secila parti është e mirëpritur në konfederatën e opozitës, ashtu si PDIU, që ka qenë gjithmonë aleate e PD.”, tha ai.

Teksa u pyet për faktin se sa opozitar ishte në këtë rast Basha, që refuzoi të votonte për amnistinë fiskale, Bardhi ironizoi. “Ishte sot në Parlament? Se nuk e pashë. Zoti Rama pyet për orën, se unë nuk e besoj atë teorinë e gjumit. Por pyeta nëse ishte se nuk e kam ndjekur. Do të duhet të pyesni zotin Basha.”, tha ai.
Pas kryetarit të Grupit të PD ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja I cili sulmoi ashpër opozitën se po gënjen për amnistinë penale. Ai u shpreh se kjo amnisti do të votohet me 90 vota, pasi sipas tij në Kuvend ka deputetë të përgjegjshëm siç i quajti ai.
“Kam dëgjuar disa avokatë që paradite rrinë në oborret e gjykatave për gjoba, në drekë shkojnë te partitë opozitare, në darkë në banaqet mediatike. E kemi bërë të qartë që nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një nga ato gënjeshtar e kishit pak përpara këtu që tha se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar.
Nuk u ve faj sepse këto ditë ata janë bërë bashkë gjasme, për të shpalosur programin. Mos prisni gjë të vërtetë nga ato, është bërë bashkë me Nokën, dhe e vërteta ka ikur në drejtim të paditur.
















