Partia Demokratike i ka dërguar Gjykatës së Lartë një kërkesë për përshpejtimin e zbardhjes së vendimit të marrë në 27 dhjetor të vitit të kaluar. Vendimi e riktheu çështjen e vulës së partisë në gjykatën e shkallës së parë.
Në shkresën e tretë të dërguar, me firmë të Enkelejd Alibeajt, PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të vendimit në mënyrë që më pas t’i drejtohen me një kërkesë gjykatës së shkallës së parë për të marrë një vendim përfundimtar mbi vulën e partisë në kushtet kur jemi një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2025.

















