Ministri i Brendshëm, Taulant Balla do të jetë i pranishëm analizën vjetore të dy qarqeve DVP Korçë e Gjirokastër dhe dy drejtorive të kufirit. Gjatë një prononcimi për gazëtarët minsintri balla ka folur për dosjen “ Martinaj” ndërsa tha se mbetet I anagzhuar për ti shkuar deri në fund kësaj cështje.
Pyetje nga gazetarët: Si po shkojnë hetimet për dosjen e Martinajt?
Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë dhe të jeni të sigurt që policia e shtetit e bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë edhe ndaj këtij angazhimi për ti shkuar në fund çdo çështje sikurse psh pjesë e analizës sonë sot me DVP Korçë do jenë edhe ngjarje të vjetra në Korçë ende të pazbuluara.
Ministri Balla ka folur edhe në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë. Gjatë fjalës së tij Balla tha se për këtë çështje do të diskutohet gjatë mbledhjes së sotme që do të ketë në Kolonjë në analizën që do të bëhet.















