Atentati i 2022 në ‘Don Bosko’, policia zbardh ngjarjen  ku u vra gabimisht Erion Çela! Policia : Shënjestër Geron Hasanbelliu, Kasandër Noga pagoi për ekzekutimin e tij

Ne nje deklarate per mediat policia  eTiranes ka zbardhur rrethanat e ngjarjes se rende ku mbeti i vrare 35 vjecari Erion Çela, i cili sipas bluve te kryeqytetit eshte vrare gabimisht më 4 janar të vitit 2022, pasi shënjestër e atentatit ishte Geron Hasanbelliu. Mesohet se per vrasjen e ketij te fundit kishte paguar nga burgu  Kasandër Noga (i arrestuar në Belgjikë), pasi ishte në hasmëri prej vitesh me të.

Kasandër Noga pagoi Kevin Suçin (në kërkim) , i cili për të kryer vrasjen kontaktoi vëllezërit Indrit (në burg) dhe Gentian Beqiraj (në burg) dhe Ilirjan Feçin (në burg), të cilët fillimisht pranuan të bëjnë atentatin, por me pas u tërhoqën nga frika.

Pas kësaj 24-vjeçari bashkë me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, morën për sipër që të vrisnin Geron Hasanbelliun në një lokal në ‘Don Bosko’, por ngatërruan objektivin. Sipas policisë Kevin Zeneli dhe dy autorët e tjerë, janë ndihmuar nga Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh. Ky i fundit u arrestua sot nga policia.

Si u zbulua atentati?

Në atentatin që ndodhi në ‘Don Bosko’ nga plumbat që u qëlluan nga një makinë tip ‘Mercedez Benz’ me ngjyrë të zezë, mbeti i vdekur Erion Çela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Nga hetime dhe në bashkëpunim me autoritetet belge është dokumentuar me prova se Kasandër Noga në bashkëpunim me Kevin Zeneli (Suçi), kanë zhvilluar takime dhe biseda, kanë siguruar dhe kanë dhënë shuma monetare, me qëllim vrasjen e Geron Hasanbelliut dhe dy nipave të tij për shkak të një hasmërie të vjetër, që Noga kishte me vëllezërit Erion dhe Geron Hasanbelliu.

Për të organizuar vrasjen e Geron Hasanbellit, Kasandër Noga kontaktoi Kevin Zenelin (Suçi), i cili më pas ka kontaktuar Ilirian Feçi dhe vëllezërit Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilëve iu është premtuar dhe dhënë si parapagim një shumë monetare. Në bashkëpunim me njëri- tjetrin për të realizuar planin e vrasjes, Kevin Zeneli (Suçi) dhe Iliran Feçi kanë biseduar dhe kanë kryer takime si dhe janë interesuar për lëvizjet dhe kanë vëzhguar për disa muaj itinerarin e mundshëm të lëvizjeve të shënjestrave të tyre. Po ashtu kanë siguruar mjetet dhe armët, më qëllim vrasjen e Geron Hasanbelliut.

Por plani i tyre me pagesën e vëllezërve Indrit dhe Gentain Beqiraj për vrasje dështoi, pasi këta të fundit, megjithëse morën përsipër ekzekutimin, u tërhoqën nga frika pas disa kohësh. Kasandër Noga duket se ka qenë i vendosur për tu hakmarrë ndaj Geron Hasanbellit bashkë me Kevin Zeneli (Suçi) ku kanë kontaktuar persona të tjerë të pa identifikuar deri tani.

Sipas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj, më 4 janar të 2022, Kevin Zeneli (Suçi), në bashkëpumim me dy persona të tjerë, ende të pa identifikuar, si porosi e Kasandër Noga, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko, për të vrarë Geron Hasanbelliun, por autorët kanë ngatërruar objektiv. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen shtetasi Erion Çela dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Kevin Zeneli (Suçi) dhe dy autorët e tjerë ende të paidentifikuar, janë ndihmuar nga Roland Ahmetsulaj, i cili ka një njësi shërbimi që merret me riparim automjetesh, shërbim karrotreci, shit – blerje automjetesh etj. Ky i fundit u arrestua sot nga policia. Nga analiza e të dhënave telefonike rezulton Roland Ahmetsulaj, ditën e ngjarjes ka qenë në afërsi të vendit të ngjarjes, dhe ka komunikuar me Kevin Zeneli (Suçi).

Pas vlerësimit të provave Gjykata e Tiranës ka caktuar masat:

– Kasandër Noga, datëlindja 15.05.1977, ‘Arrest me burg’ në mungesë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave).

-Kevin Zeneli (Suçi), datëlindja 07.03.1999, “Arrest në burg”, në mungesë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, (kundër dy ose me shumë personave),dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

– Gentian Beqiraj, datëlindja 30.10.1983, “Arrest në burg”, në mungesë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”.

– Indrit Beqiraj, 34 vjeç, “Arrest në burg”, në mungesë i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”.

– Ilirian Feçi (Feci), 15.06.1975, “Arrest në burg”, në mungesë i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje”, parashikuar nga nenet 80 i Kodit Penal,

-Roland Ahmetsulaj, 30.08.1987, “Arrest në burg”, në mungesë i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për te kryer vrasje’.

Nga Policia Gjyqësore është bërë ekzekutimi i masës se sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin Roland Ahmetsulaj, dhe ekzekutimi i masave të sigurimit “Arrest në burg” për shtetasit Indrit Beqiraj, Gentian Beqiraj, Ilirjan Feçi, të cilët aktualisht ndodhen të paraburgosur në ambientet e Insitucioneve të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale, të arrestuar për vepra të tjera penale.

– Kasander Noga aktualisht ndodhet në burg në Belgjikë, dhe ekzekutimi i masës së sigurimit personal ndaj tij do të bëhet nëpërmjet letër-porosisë. Shtetasi Kevin Zeneli (Suçi) është shpallur në kërkim.

Kevin Zeneli, 24 vjeç është ‘killeri’ i besuar i Kasandër Nogës, i cili porositi dy atentate në vendin tonë. Report Tv ka siguruar foton e të riut, i cili sipas policisë merret nga 50 mijë deri në 150 euro për të kryere një vrasje. Kevin Zeneli për ta ndihmuar në vrasje ka paguar edhe vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj si dhe Ilirjan Feçin.

Kevin Zeneli në vitin 2022 ishte porositur nga Kasandër Noga për të vrarë Geron Hasanbelliiu, por ngatërroi objektiv duke vrarë Erion Çelën. Po ashtu Kasandër Noga ka porositur nëpërmjet Kevin Zenelit vrasjen e Arben Manecit (Mërkuri) në Durrës në maj të vitit 2022.

Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohet nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut? Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn