5 të plagosur në një aksident automobilistik në Lezhë
Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Lezhës.
Si pasojë e aksidentit raportohet se janë lënduar pesë persona. Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore, teksa gjendja e tyre shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.