“S’është i afërmi ynë!”, pretendimet e familjarëve të Arben Lleshit. Prokuroria kërkon analizat e ADN-së për të sheshuar dyshimet. A po kërkon kohë familja për tu hakmarrë?

Familjarët e Arben Lleshit që u vra në burgun e Peqinit nuk kanë pranuar ta varrosnin trupin e të afërmit të tyre. Familjarët ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërmi i tyre. Më herët familja ka refuzuar të kryeje ceremoninë e varrimit nga frika e hakmarrjes.

Familjarët e Arben Lleshit që u vra ne burgun e Peqinit ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërmi i tyre. Në këto kushte Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas krahasimit te ADN do të jepet leja Bashkisë për të kryer varrimin. Pyetjet që lindin janë të shumta. A po kërkon kohë familja të hakmerret para se i afërm i i tyre të futet në dhe? A kanë vërtet dyshime të arsyeshme se viktima nuk është Arben Lleshi.. Krahasimi ADN-së me motrën e tij do ta zgjidhë misterin, por kush na siguron se testet nuk manipulohen për të fshehur skandale të nivelit ndërkombëtar?

Nga informacionet zyrtare që kemi deri tani dimë se Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuajtësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifikojë urdhëruesit. Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqorienton në pistat e hetimit. Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. Pas kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallarët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësisht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn