GJKKO ndryshon masën për Vangjush Dakon, vendos “Arrest shtëpie” ishte i arrestuar për  “Shpërdorim detyre”

GJKKO ka vendosur “Arrest shtëpie” për Vangjush Dakon.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ishte i arrestuar për “shpërdorim detyre”. Ai u arrestua më 6  qershor 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikime dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit. Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn