Aksident i rëndë në Kardhiq-Delvinë, mjeti bie në humnerë dhe shpërthen në flakë. Ndërron jetë shoferi

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë.

Dyshohet se një automjet i ngarkuar me lëndë djegëse ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Nga pamjet duket se makina ka marrë flakë.

Sipas informacioneve paraprake automjeti, autobot, pas rënies në humnerë në rrethana të paqarta, ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 31-vjeçar nga Ukraina, i cili ka humbur jetën.

Shoferi ukrainas ka dalë nga rruga fillimisht duke u përplasur përgjatë bordurës metalike anësore përgjatë 15 metrave dhe më pas është shembur në humnerë, rreth 30m nën rrugë.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn