Lëkundje të forta në Librazhd, tërmeti ndihet në disa qytete.
Një lëkundje sizmike është regjistruar pak përpara mesnate në zonën e Librazhdit.
Sipas EMSC, tërmeti me magnitudë 3.2 Rihter ishte me një thellësi fokale 10 km, teksa epiqendra ishte zona e Librazhd Qendër. Aty ka ka pasur lëkundje edhe disa ditë më parë.
Aktualisht nuk raportohen dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë dhe në disa qytete të tjera përreth.















