Rama dhe Zelensky firmosin traktatin e miqësisë

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkruan sot në ambientet e Kryeministrisë, një marrëveshje bashkëpunimi, e cila përforcon dhe promovon miqësinë mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Kreu i qeverisë shqiptare dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Ndërkohë në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn