Mungon sërish Kurti/Nesër samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, i pranishëm komisioneri Varhelyi

Pas samitit të zhvilluar sot në Tiranë për Ukrainën, nesër kryeqyteti do të presë një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE me fokus integrimin e rajonit në Bashkimin Europian dhe zbatimin e planit të rritjes ekonomike.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme.

Ndërkohë, edhe pse ishte përfolur mbi mundësinë e një përballje mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi nesër nuk do të ketë liderë të lartë për të përfaqësuar Prishtinën zyrtare, ndryshe nga sot në samitin për Ukainën ku ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn