Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama :Vetëm, jemi të gjithë të vegjël/ Të bëjmë paqe për të pasur një të ardhme të begatë…

Kryeministri Edi Rama nga samiti BE-Ballkani Përëndimor deklaroi se mes vendeve të rajonit duhet të vendoset gjithmonë paqja, pasi në të kundërtën rrezikojnë BE.

Ai tha se vetëm, të gjithë vendet e rajonit janë të vegjël.

“Në planin e rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojmë. T’u japim qytetarëve tanë rrugën drejt BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose kjo mungesë do na bëjë që të humbasim paqen.

Pas atij kushtuar Ukrainës, mbahet sot në Tiranë një tjetër samit, ai i BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si rruga drejt integrimit të rajonit në BE. Kryeministri Edi Rama ka ftuar për të marrë pjesë në këtë samit përfaqësues të BE-së, siç është Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ndonëse dje e pranishme në samitin kushtuar Ukrainës ishte presidentja Vjosa Osmani, sot Kosova nuk do të ketë përfaqësues, ndërkohë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë.

Mungon në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, burime  zyrtare bwjnw me dije se Albin Kurti do bëhet pjesë përmes një video-mesazhi

Po ashtu në këtë samit merr pjesë dhe kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Sot në Tiranë mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE mbi Planin e Ri të Rritjes. Kryeministri Rama po pret në tapetin e kuq para Pallatit të Kongreseve pritjen e pjesëmarrësve.

E para që ka mbërritur ka qenë Majlinda Bregu.

AXHENDA
09:45 Fjala hapëse, Rama dhe Varhelyi
10:45 Foto familjare
12:00 Firmosja e marrëveshjes
12:30 Konferencë për shtyp, Rama dhe Varhelyi

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn