Haziz Musai, i cili u plagos me arme zjarri nga vëllai i tij, Nazif Musai niset për në spitalin e Traumës.
Gjendja e tij është kritike për jetën.
Sakaq, vëllai më i moshuar, Nazifi po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjës.
Ai ka plagë në krah e këmbë nga goditjet e sëpatës dhe kosores.
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Çukas të Fier-Sheganit. Mësohet se 70-vjeçari Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij 57-vjeçar, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sepatë dhe kosore.
57-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 70-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.
Burimekonfirmojnë se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.















