Zbardhet vjedhja e kasafortës me 150 mijë euro në Greqi, në kërkim dy shqiptarë/ 44-vjeçarja shqiptare organizoi grabitjen.

Personi kryesor i vjedhjes së një kasaforte me një sasi marramendëse parash nga një shtëpi në masivin malor të Pellës në Greqi, ishte një 44-vjeçare nga Shqipëria, e cila i dha informacionin përkatës një bashkatdhetari.

Shqiptarja e identifikuar si Anastasia Merkouriadis nga Mirasi i Devollit, kishte dijeni për ekzistencën e kasafortës me shumën e madhe prej 150 mijë eurosh dhe për kohën e mungesës së qiramarrësve dhe kishte njoftuar shokun e saj 29-vjeçar Bajram Krena nga Zerqani i Bulqizës.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ende të paidentifikuar, më 2 tetor 2023, kanë hyrë të pa shqetësuar në banesë duke thyer një dritare dhe kanë hapur kasafortën.

Ngjarja u zbardh nga Policia e Edesës, megjithatë autorët janë ende në kërkim.

ME TE SHIKUARAT

Facebook
Facebook
Twitter
LinkedIn